Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e dyfishtë në Malësinë e Madhe, arrestohet babai i autorit të dyshuar


Babai i autorit të dyshuar për vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe është arrestuar nga policia.

Rrok Pepaj babai i Daniel Pepajt ka qenë i shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës i thirrur si dëshmitar i cili kishte dijeni për ngjarjen. Por më pas efektivët e policisë kanë vendosur arrestimin e tij për dëshmi të rreme, raporton Report TV.

Ditën e djeshme u gjetën edhe trupa e vrarë të Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt në malin e fshatit Vrith. Ata ishin ekzekutuar me armë zjarri tip kallashnikov.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *