Vendosni fjalën kyçe....

41-vjeçari në Durrës përplas për vdekje me makinë vrasësin e babait


Të tjera detaje janë raportuar lidhur me një aksident rrugor i ndodhur dje në Durrës, që duket se nuk paska qenë një ngjarje aksidentale.

Në fillim gjithçka u raportua nga policia si një aksident rrugor i paqëllimshëm, por një ditë më pas, u zbulua se ishte një plan i mirëmenduar.

Report TV raporton se 41-vjeçari Myslim Istrefi ka përplasur për vdekje bashkëfshatarin e tij 57-vjeçar Shaqir Estrefin. Motivi ishte sepse babai i këtij të fundit i kishte vrarë atij babanë në vitin 2006 për shkak të një konflikti për pronën. Qamil Estrefi u arrestua dhe u dënua, ndërsa ka ndërruar jetë disa vite më parë.

14 vite më vonë, Myslym Istrefi e ka përplasur me qëllim për vdekje 57-vjeçarin (djalin e vrasësit të babait) teksa ai po lëvizte në këmbë në fshat. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale “Vrasje me paramendim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i plotë i policisë

Policia zbardhi shkakun e ngjarjes rrugore të ndodhur ditën e djeshme në Rromanat. Falë veprimeve profesionale rezultoi se ngjarja e ndodhur nuk ishte aksident rrugor , por dyshohet vrasje me dashje për hakmarrje. Vihet në pranga  41-vjeçari, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, si rezultat i kqyrjes së vendit të ngjarjes, provave të grumbulluara dhe veprimeve profesonale të kryera, bënë të mundur zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.I., 41 vjeç, banues në Rromanat, Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.10.2020, rreth orës 15;00, në fshatin Rromanat, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjëndje të dehur, ka goditur këmbësorin shtetasin Sh.E., 57 vjeç, banues në Rromanat, Durrës, i cili si pasojë e goditjeve të marra, ndërroi jetë. Shtetasi M.I., dyshohet se ka goditur shtetasin Sh.E., për motive hakmarrje, pasi shtetasi Q.E., (babai i viktimës) në vitin 2006 ka vrarë shtetasin Z.I., (babai i të dyshuarit). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *