Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet japonezi, s’pagoi faturën e hotelit ku qëndroi për 10 muaj


Një japonez i papunë është arrestuar nga policia në Niigata, pasi qëndroi për rreth 10 muaj në një hotel dhe dyshohet se nuk kishte paguar faturën.

Rasti i çuditshëm u raportua nga Nippon News Network të premten. I dyshuari, që thuhet të jetë një burrë i papunë 58-vjeçar, u kap nga policia pasi dështoi të paguante faturën për qëndrimin e tij në një hotel në qytetin e Myokos.

Burri u regjistrua në hotel në fund të dhjetorit 2019 dhe sipas hotelit s’e ka paguar asnjëherë faturën për shërbimet. Hoteli njoftoi policinë dhe kjo e arrestoi të dyshuarin.

Vizitori jo aq bujar ka grumbulluar një faturë mbresëlënëse prej mbi katër milion jenësh (gati 38,000 dollarë), që buron nga vetë akomodimi dhe përdorimi i një vendi parkimi. Në kohën e arrestimit të tij nën dyshimin për mashtrim, burri nuk kishte para për të paguar faturën.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat, duke këmbëngulur se ai nuk kishte ndërmend të shmangej nga fatura.

“Meqenëse kam pasuri, mund të paguaj. Kështu që qëllimi im nuk ishte të mashtroja .” – mësohet se i tha ai policisë, siç citohet nga media lokale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *