Vendosni fjalën kyçe....

Atentati ndaj drejtorit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, gjendet një motoçikletë e braktisur


Një motoçikletë e braktisur është gjetur pranë vendit ku u krye atentati ndaj drejtorit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj. 37-vjeçari është plagosur rëndë dhe është sjellë në spitalin e Traumës.

Në atentatin e ndodhur pranë stacionit të pompave në Dobraç, mbeti i plagosur edhe babai i zyrtarit, Xhelal Hasanaj 74 vjeç ndërsa bashkëshortja 28-vjeçare, Vjollca Hasanaj nuk u prek nga plumbat.

Dyshohet se atentati ndaj Hasanajt ka të bëjë me detyrën e tij personat që e kryen kanë qenë dy.

Mjeti me të cilin udhëtonin tre personat në fjalë ka marrë plumba në xhamat anësore të dy dyerve në krahun e shoferit ndërsa policia ka nisur një kontroll të gjerë për kapjen e autorëve të dyshuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *