Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me Urdhrin e Farmacistëve: I japim fund monopolit, prioritet interesat e qytetarëve


Kryetari i PD-së ka takuar sot përfaqësues të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë. Basha tha se ata i kanë bërë me dije se është monopolizuar tregu dhe se në treg shiten prodhime të palicensuara.

Drejtuesit e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Diana Toma dhe Dëfrim Goma i shprehën Bashës trajtimin shpërfillës të qeverisë aktuale ndaj profesionit të farmacistit.

Basha tha gjatë takimit se monopolizimi i tregut të barnave nga disa kompani farmaceutike afër qeverisë, ka çuar në dëmtim të konkurrencës së ndershme dhe cilësisë së shërbimit.

“Monopolizimi i tregut të barnave nga disa kompani farmaceutike afër qeverisë, ka çuar në dëmtim të konkurrencës së ndershme dhe cilësisë së shërbimit. Janë larguar kompani të njohura, në treg nuk gjenden shumë barna të patentës, por ato janë zëvëndësuar me barna të një cilësie të dyshimtë.” – shkruan Basha në Facebook lidhur me takimin.

Kryedemokrati thekson se për PD-në, në qendër do jenë interesat e pacientëve. Ai premtoi dhënien fund të monopolet dhe futjen në treg të barnave cilësore, të sigurta dhe efikase.

“Qeveria do të ndihmojë shtesat në nevojë dhe pensionistët, që të mund të marrin ilaçet e nevojshme përmes rimbursimit, i cili nuk do të jetë në bazë të interesave të klientëve distributor, por të jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Urdhri i Farmacistëve do jetë partner i qeverisë në hartimin dhe miratimin e ligjit të ri të barnave dhe shërbimit farmaceutik, në bazë të eksperiencave më të mira të vendeve të zhvilluara.” – mbyll reagimin Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *