Vendosni fjalën kyçe....

Basha viziton familjen Gjoni në Kurbin, kryefamiljari: Prej një viti në çadër, vajzës ia kam marrë ilaçet me lekë borxh


Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në qytetin e Kurbinit, ku është ndalur tek familja e Viktor Gjonit.

Siç tregon kryefamiljari, prej 10 muajsh kjo familje jeton në çadër dhe ky do të jetë dimri i dytë që ata kalojnë jashtë shtëpisë, e cila ka mbetur e dëmtuar nga tërmeti.

Gjoni tregon se fëmijët e tij kanë të marrë të ftohur nga jetesa për një kohë të gjatë në çadër. Ai është detyruar të marrë para borxh për të paguar ilaçet për kurimin e fëmijëve të tij. Përpos kësaj i është dashur të paguajë shumë të mëdha parash për çështjen e certifikatës së pronësisë.

Siç i tregon kryetarit të PS-së, Viktor Gjoni prej 7 vitesh nuk ka mundur të gjejë një punë për të mbajtur familjen.

Pasi dëgjoi këtë histori, Basha i kujton qeverisë Planin e PD-së me 5 Pika për Rimëkëmbjen e Ekonomisë dhe i kërkon ta zbatojë atë.

Biseda:

Viktor Gjoni: Sot ka ardhur nga shkolla për problemet shëndetësore që ka.

Lulzim Basha: Çfarë ke patur, ke patur vështirësi me frymëmarrjen?

Viktor Gjoni: Po!

Lulzim Basha: Ku e ke vizituar?

Viktor Gjoni: E kam vizituar ne Lezhë, 2 herë i kam marrë kura. I kam marrë si i thonë, kam hyrë borxh e i kam marrë kurën, prapë e njëjta gjë. Ky lloj shteti fjalë ka shumë. Unë për vete i kam pa dhe i kam vuajtur premtimet e këtij. Sepse unë para 2013-ës këtu në katund, kam punuar në të zezë, kam punuar. Po i kam punuar, i kam marrë 100 mijë lekë në muaj, i kam marrë 10 ditë pune.

Nga 2013 që ka hipur ky në pushtet si pasojë e asaj taksës që thuhet taksa progressive, nuk ka pasur munësi kush me më dhënë një ditë punë më. Ku me ngrënë bukë, duke u munduar për të mbijetuar. Tani vetëm në dorë të madhit Zot. Se për dorë të tij, jo unë por kanë mbaruar të paktën 70% e robvë. Janë me biznese dhe janë duke u qarë.

Shkoj me marrë një thes miell më thonë nuk kam mundësi për ta dhënë se s’ke ku i merr që të m’i japësh edhe unë s’kam lekë që të marrë furnizimin. Vetëm 39 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike. Ato nuk e di, a t’ia marr ilaçe kësaj a të ha bukë, a të blej vaj. Ka 15 muaj që jam tu u marr vetëm me letrat me çertifikim e kësaj prone, me çertifikimin. Më kanë marrë 900 mijë lekë, kam hyrë në borxh deri këtu. Ky, edhe atë 39 mijë lekësh që e marr te ndihma ekonomike mundohet të ma marr mos me një mënyrë me një tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *