Pasqyrat financiare të paraqitura rishtas tregojnë se Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi dhe burri i saj kanë investuar 1 milion dollarë në ‘CrowdStrike’, kompania amerikane e teknologjisë së sigurisë kibernetike dhe ideatorja e pretendimeve të ‘Ndërhyrjes ruse në zgjedhje’.
Pasqyrat financiare tregojnë se demokratja Pelosi dhe burri i saj Paul, blenë aksione të ‘CrowdStrike’ më 3 shtator.
Zëdhënësi i Pelosit, Dreë Hammill, dha një deklaratë duke këmbëngulur se ajo nuk ishte ‘e përfshirë’ në investimet e burrit të saj dhe ‘nuk ishte në dijeni të investimit derisa të bëhej regjistrimi i kërkuar’.
Kompania u punësua nga demokratët në SHBA për të adresuar prishjen e sistemit të saj të postës elektronike në vitin 2016. Ajo fajësoi ‘Rusinë’ për sulmin e dyshuar, por asnjëherë nuk ia dha serverat FBI-së, duke ofruar në vend të kësaj pamje e raporte të redaktuara.
Presidenti i ‘CrowdStrike’, Shawn Henry, dëshmoi në Komitetin e Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve në Dhjetor 2017 duke thënë se kompania kurrë nuk kishte pasur ‘prova konkrete’ ndërsa të dhënat e paraqitura ishin nxjerrë nga serverat.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani