Vendosni fjalën kyçe....

Fusha fiton tenderin 6.5 miliardë lekë në Vlorë


Kompania Fusha ka fituar një tender më vlerë rreth 6.5 miliardë lekë.

Tenderi në fjalë i çelur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, sipas përshkrimit zyrtar ka të bëjë me rigjallërimin e disa zonave me potencial turistik në qytetin e Vlorës.

Kompania Fusha ka fituar dhjetëra tendera në Tiranë pas zgjedhjes në këtë post të Erion Veliajt ndërsa kohët e fundit ka fituar tendera edhe në Vlorë, ku kryebashkiak është Dritan Leli si dhe në Sarandë.

Pak ditë më parë Fusha & Edil-al u shpallën fituese të tenderit për rikonstruksionin e Piramidës, një ndërhyrje që pritet t’u kushtojë taksapaguesve rreth 10 milionë euro.

Aktualisht drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit është Dritan Agolli, i cili më herët ka mbajtur postin e administratorit në Bashkinë e Tiranës.

Ndërsa ka mbajtur disa poste të rëndësishme në kohën ku bashkia drejtohej nga Edi Rama si drejtor i përgjithshëm i Punëve Publike e drejtor i Përgjithshëm i Planifikimit Urban.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *