Britaniku Ljuis Hamilton arriti të fitojë Çmimin e Madh të Gjermanisë në Nurburgring.
Kjo ishte fitorja e 91-të në karrierë për pilotin e Mercedes duke u barazuar me gjermanin Shumaker.
Në podium u ngjiten përveç Hamilton edhe Vershtapen (Red Bull) e Riçardo (Renault).
Një tjetër paraqitje e dobët për italianët e Ferrarit që nuk arritën një vend më të mirë se i shtati me Leklerk.