Karantina që u vendos në fillim të këtij viti për të frenuar përhapjen e koronavirusit kishte një ndikim të dukshëm negativ në shëndetin mendor dhe sjelljen shoqërore të fëmijëve dhe adoleshentëve, shkruan Kathimerini.
Telefonatat në linjën e ndihmës MeYpostirizo (e mbështes veten) të klinikës pediatrike të Universitetit të Athinës u katërfishua midis 23 marsit kur u vendos karantina dhe fillimit të majit kur filloi heqja e kufizimeve.
Sipas Artemis Tsitsika, profesore në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Athinës dhe presidente e shoqatës greke të ‘Mjekësisë për Adoleshentët’, linja e ndihmës mori një numër të madh telefonatash nga prindërit që kërkonin këshilla për fëmijët që tregonin shenja depresioni, izolimi dhe zhgënjimi.
Një e treta e telefonatave kishin të bënin me djem të rinj – kryesisht për përdorim të tepruar të internetit dhe rritje të agresivitet – ndërsa vajzat prireshin të vuanin nga izolimi dhe çrregullimet e të ngrënit, tha Tsitsika.