Vendosni fjalën kyçe....

Kryepeshkopi në SHBA djeg altarin pas arrestimit të priftit për seks me dy femra brenda Kishës


Akti seksual midis një prifti katolik dhe dy femrave, që pretendohet të ketë ndodhur në një altar të një kishe në Luiziana, SHBA, nuk është asgjë tjetër përveç përdhosjes djallëzore, ka thënë kryepeshkopi.

Kryepeshkopi Gregory Aymond i Neë Orleans-it urdhëroi heqjen dhe djegien e altarit të Kishës Katolike Romake të Shën Pjetrit në Pearl River, Louisiana.

Masa ishte në përgjigje të një skandali seksual që përfshin ish-priftin e kishës, i cili u arrestua javën e kaluar. Travis Clark dyshohet se u kap duke filmuar veten duke bërë seks me dy gra, të përshkruara si ‘dominatrices’ nga media, në altarin e kishës që i ishte besuar.

“Sjellja e tij e ndyrë ishte e mjerueshme. Përdhosja e tij e altarit në kishë ishte demonike. Unë jam i zemëruar nga veprimet e tij.” – tha Aymond në një deklaratë të premten.

“Kur hollësitë u bënë të qarta, ne e hoqëm altarin dhe e dogjëm. Unë nesër do të shenjtëroj një altar të ri “. – shtoi ai.

Sipas dokumenteve të gjykatës, 37-vjeçari Clark, ftoi Mindy Dixon, 41 vjeç dhe Melissa Cheng, 23 në kishë për të kryer seks në grup. Raportohet se gjatë aktit u përdorën lodra seksi dhe u bënë filmime në një mjedis gjysmë profesional, i cili përfshinte pajisje ndriçimi.

Një person vuri re atë që po ndodhte dhe thirri policinë, që i arrestoi të tre në vendin e ngjarjes dhe kapi provat inkriminuese pornografike.

Një nga gratë thuhet se mburrej në mediat sociale se ishte gati të ‘bënte pis një shtëpi të Zotit’ para se të arrestohej në Kishë.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *