Microsoft do t’i lejojë punonjësit të punojnë nga shtëpia në mënyrë të përhershme edhe kur zyrat të hapen përsëri.
Kompania zbuloi planin e saj për një ‘vend pune hibrid’ që do t’u lejojë punonjësve fleksibilitet më të madh nëse ata kthehen të punojnë në një zyrë me kohë të plotë ose jo, raporton The Verge.
Sipas këtij plani, punonjësit do të lejohen të punojnë nga shtëpia për më pak se 50 përqind të javës së punës ose të kërkojnë punë të përhershme në distancë përmes menaxherit të tyre.
Shumica dërrmuese e punonjësve të Microsoft-it janë ende duke punuar nga shtëpia për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe kompania ka thënë që ata nuk do t’i rihapin zyrat deri të paktën janarin 2021.
Megjithatë Microsoft theksoi se disa role brenda kompanisë do të kërkojnë që punonjësit të kthehen përsëri në një zyrë. Ato përfshijnë role që kërkojnë qasje në laboratorët e pajisjeve, qendrat e të dhënave dhe trajnime personale.
Në udhëzimin e ri thuhet që punonjësit mund të kërkojnë të zhvendosen brenda vendit, ose madje edhe ndërkombëtarisht, nëse roli i tyre e lejon këtë.
Nëse një punonjës zgjedh të zhvendoset, paga dhe përfitimet e tyre mund të ndryshojnë, në varësi të shkallës gjeo-pagë të vetë kompanisë. Ndërsa shpenzimet e zyrave në shtëpi do të mbulohen nga Microsoft-i, ata që vendosin të zhvendosen diku tjetër, do të duhet t’i mbulojnë vetë shpenzimet e tyre të zhvendosjes.