Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley thotë se presidenti Donald Trump nuk është më ngjitës, duke i dhënë atij dritën jeshile për të rifilluar angazhimet publike.
Trump do të rikthehet në fushatë të hënën me një tubim në Florida.
Conley tha se rezultatet e testit PCR, të cilin presidenti e bëri të shtunën në mëngjes, përmbushin “standardet e njohura aktualisht” për të mos e konsideruar atë më një rrezik për të tjerët.
“Tani në ditën e 10 nga fillimi i simptomave, pa ethe për më shumë se 24 orë dhe të gjitha simptomat e përmirësuara, shumëllojshmëria e testeve të përparuara diagnostike të marra zbulon se nuk ka më prova të replikimit aktiv të virusit.” – tha Conley në një deklaratë të shtunën në mbrëmje.
Megjithatë Conley vuri në dukje se Trump do të vazhdojë të monitorohet “klinikisht” ndërsa rifillon detyrat e tij publike.
JUST IN: Dr. Sean Conley says Trump “is no longer considered a transmission risk to others” based on a PCR test conducted this morning pic.twitter.com/zWiLvaLCRb
— Jeremy Diamond (@JDiamond1) October 11, 2020
Trump doli pozitiv për virusin të enjten e javës së kaluar dhe u transportua në Walter Reed të Premten. Ai kaloi katër ditë në spital, ku iu dha oksigjen disa herë.
Që kur u largua nga spitali të hënën, Trump ka pretenduar në mënyrë të përsëritur se ai ndihet më mirë se kurrë më parë.
Ndërsa sëmundja e tij mund të ketë qenë jetëshkurtër, ajo ka prishur axhendën e debateve.
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Trump do të hidhej përsëri në fushatë me një tubim në Florida të hënën. Ndërkohë që kritikët e tij paralajmërojnë se ky tubim potencialisht mund të kthehet në një “ngjarje super-përhapëse”.