Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta parashutistja më e vjetër në botë


Parashutistja më e vjetër në botë Dilys Price, ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeç.

Ish-mësuesja nga Kardifi, kishte frikë nga lartësitë kur bëri hedhjen e saj të parë me parashutë në të pesëdhjetat.

Por ajo vazhdoi të bënte qindra hedhje me parashutë në të gjithë botën dhe vendosi Rekordin Botëror të Guinness si gruaja më e vjetër që bën hedhje me parashutë.

Ajo gjithashtu themeloi shoqatën “Touch Trust” që mbron programet e artit dhe lëvizjes krijuese për njerëzit me aftësi të kufizuara.

“Ajo ka pasur një ndikim pozitiv në jetën e kaq shumë njerëzve dhe e lë botën një vend më të mirë.”- tha shefja ekzekutive e shoqatës së saj, Bev Garside.

Në 2018, znj Price tha për BBC: “Hedhja me parashutë është pasioni im, atje keni bukurinë e qiellit … thjesht ndiheni kaq të lirë”.


Pasi u mor me këtë sport që kur ajo ishte 54-vjeç, Price vazhdoi të bënte mbi 1,139 kërcime në të gjithë botën.

Ajo nuk ishte një parashutiste e zakonshme, ishte e specializuar në akrobaci ajri dhe stil të lirë.

Në vitin 2018, Price u përfshi në listën e 100 grave që kanë ndikuar në jetën Uellsiane. Në të njëjtin vit, vazhdoi të modelonte për Helmut Lang, për të frymëzuar njerëzit e moshuar që të qëndronin aktiv. “Ne kemi vetëm një shans në jetë”- thoshte Price.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *