Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk merrem me politikë” – Greta Thunberg i kërkon amerikanëve të votojnë Joe Biden, jo kandidatin e Partisë së Gjelbër


Dhe pse është nga Suedia dhe vetëm 17-vjeç, kjo s’e ka penguar aktivisten suedeze Greta Thunberg, të japë mbështetjen e saj për kandidatin e preferuar për president në SHBA, edhe pse më parë kishte deklaruar se nuk merret me politikë.

Përmes një postimi në “Twitter”, Thunberg i nxiti votuesit amerikanë që të “organizohen” dhe të votojnë për Joe Biden.

Thunberg shpërndau një shkrim nga Revista Scientific American duke u thënë votuesve që “të mbrojnë shkencën në vend që ta shkatërrojnë atë” duke votuar që Donald Trump të lërë zyrën Ovale në nëntor.

“Unë kurrë nuk merrem me politikë partiake. Por zgjedhjet e ardhshme në SHBA janë mbi dhe përtej gjithë kësaj”- tha 17-vjeçarja, e cila ka qenë kritike ndaj Trump në të kaluarën, pavarësisht nga rregulli i saj i“politikës partiake “.

“Nga perspektiva e klimës është shumë larg nga sa duhet” –thotë aktivistja suedeze.

Përveç Trump dhe Biden, Thunberg mund të kishte kthyer vëmendjen e saj tek kandidatët kryesorë të partive të treta që garojnë këtë vit, si i nominuari i Partisë Libertarian Jo Jorgensen dhe i nominuari i Partisë së Gjelbër, Howie Hawkins. Hawkins madje e ka bërë ndryshimin e klimës pikën qendrore në platformën e tij, duke premtuar “100 për qind sistem të pastër të energjisë” deri në vitin 2030. Por Thunberg e cila është aktiviste e klimës ka tjetër preferencë. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *