Vendosni fjalën kyçe....

Nxënësve në Britani u ndalohet të këndojnë në klasë, frikë se mund të përhapin koronavirusin


Të këndosh “Gëzuar Ditëlindjen” do të jetë e ndaluar në disa shkolla në Britani, pas shqetësimeve se valët e muzikës mund të përhapin koronavirusin.

Nxënësit këshillohen të thonë fjalët në vend që t’i këndojnë, ndërsa disa mësues po i lejojnë fëmijët të duartrokasin në mënyrë që gojët e tyre të qëndrojnë të mbyllura.

Të tjerë po shfaqin video në “YouTube” të njerëzve që këndojnë melodinë ndërsa qëndrojnë të qetë, pa lëshuar zë.

Kjo masë e re vjen vetëm pak muaj pasi kryeministri Boris Johnson u bëri thirrje njerëzve të këndonin “Gëzuar Ditëlindjen” dy herë ndërsa lanin duart për 20 sekonda.

Siç shkruan Daily Star, Departamenti i Arsimit tha se u takonte vetë shkollave të vendosnin nëse nxënësit mund të këndojnë apo jo.

Në udhëzimet për mësimin e muzikës në shkolla, Departamenti i Arsimit thotë: “Luajtja e instrumenteve dhe të kënduarit në grupe duhet të zhvillohen jashtë, kudo që është e mundur.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *