Vendosni fjalën kyçe....

Protestat në Bjellorusi, policia nis arrestimin e gazetarëve (Video)


Mbi 20 gazetarë thuhet se janë ndaluar në të gjithë Bjellorusinë ndërsa mbulonin demonstratat masive anti-qeveritare që vijojnë në qytetet më të mëdha të vendit prej javësh. Në kryeqytet, tubimet janë pritur me një përgjigje të fortë të policisë.

Njerëzit po mblidheshin në kryeqytetin e vendit, Minsk, për një procesion të quajtur ‘Marshi i Krenarisë’, i cili ishte planifikuar të niste në orën 2 pasdite me kohën lokale. Policia filloi ndalimin e protestuesve, raportuan media të shumta, me disa që thanë se u përdorën spërkatës me piper dhe granata trullosëse.

Ndërsa protestat po zhvilloheshin në të gjithë vendin, shoqata lokale e gazetarëve tha se mbi 20 reporterë, përfshirë disa nga Rusia, janë ndaluar nga policia.

Protestat në Bjellorusi nisën fill pas zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në 9 gusht. Opozita i cilësoi të manipuluara dhe kërkoi anulimin e tyre. Prej rreth dy muajsh Bjellorusia është përballur me protesta masive ndërsa liderja e opozitës u largua për në Lituani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *