Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet qytetarit për amnistinë fiskale: Do jetë shumë shpejt realitet


Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur këtë të dielë pyetjeve që i kanë drejtuar ndjekësit e tij në Facebook.

Ai është ndalur në çështjen e amnistisë fiskale për të cilën e pyeti një qytetar. Rama tha se aministia fiskale do të jetë shumë shpejt gati, ku emigrantët mund të deklarojnë paranë e vënë nga puna në të zezë.

“Jam i vetëdijshëm që lehtësimi i bërë për bizneset është i madh. Po punojmë me ekspertizë ndërkombëtare, pasi jam i bindur pasi njerëzve si ti, që janë dhjetëra mijëra së kanë kursyer në emigracion dhe për më tepër ata që kthehen në Shqipëri, duhet t’u japim mundësinë për amnistinë fiskale.

Durim, pasi punët e mira duan durim. Ki besim se më shpejt se vonë edhe këtë instrument do ta kesh gati”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *