Shqipëria ka marrë një barazim në sfidën në grup të Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit në fushën e këtij të fundit.
Duhet thënë se ekipi i drejtuar nga trajneri Reja bëri një paraqitje të mirë duke pasur raste të shumta për ta fituar përballjen.
Kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin 4 të Ligës C ku pas tre ndeshjesh mbajnë vendin e dytë me katër pikë, po aq sa Kazakistani i kreut.
Pas katër ditësh, kombëtarja shqiptare udhëton drejt Lituanisë për t’u ndeshur me vendasit duke shpresuar që të hakmerret për humbjen e pësuar në Tiranë në ndeshjen e dytë në grup.