Vendosni fjalën kyçe....

Sistemimi i rrugës në Mollas të Cërrikut, Balla: Do ndihmojmë banorët për çdo nevojë që kanë


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, njëherazi drejtues politik në Elbasan, Taulant Balla, ka qenë sot në njësinë administrative Mollas ku ka parë nga afër punimet për sistemimin e rrugës 8 kilometra të gjatë.

Ai shoqërohej nga kreu i bashkisë së Cërrikut, Andis Salla. Numri dy i PS-së tha gjatë takimit me banorët e zonës se në rrugën në fjalë nuk ishte vënë dorë prej 30 vitesh.

Balla i siguroi banorët se qeveria do zgjidhë problemin e transportit në shkollë të fëmijëve ndërsa premtoi se puna e bashkisë do vijojë në çdo fshat për të ndihmuar banorët për çdo shqetësim e shërbim që kanë nëvojë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *