Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri drejt makinës së policisë në Shkodër, dy të plagosur


Të shtëna me armë zjarri janë qëlluar pak më herët në Shkodër. Report TV raporton se është qëlluar në drejtim të makinës së policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.

Ngjarja ka ndodhur te Stacioni i Pompave, në Dobraç atje ku ndodhen “5 heronjtë e Vigut”.

Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i plagosur shefi i policisë dhe një tjetër.  Në foto paraqitet makina e policisë, ku mund të dallohen qartë shenjat e plumbave.

Më shumë detaje do mësohen në vijim, ndërsa pritet version zyrtar i policisë për ngjarjen.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *