Dy personat e plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Shkodër janë babë e bir. Ata janë Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe Mentor Hasanaj, dhe babai i tij Xhelal Hasanaj.
Sipas televizionit “News 24”, të dy të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore, por babai Xhelali është në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Sulmi me armë ndodhi te Stacioni i Pompave, në Dobraç atje ku ndodhen “5 heronjtë e Vigut”.
Dy të plagosurit po udhëtonin me një automjet të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.