Policia ka vënë në pranga një 54-vjeçar në Maliq, i cili akuzohet se ka tentuar të vrasë një djalë të ri.
54-vjeçari i quajtur Kasem Sardi akuzohet se pak ditë më parë ka goditur një 17-vjeçar me një mjet prerës në kokë.
Adoleshenti për fat të mirë ka shpëtuar me lëndime të lehta, ai pasi ka marrë mjekimin në Spitalin e Korçës është larguar në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariateve të Policisë Maliq dhe Korçë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim për krime të kryera kundër shëndetit dhe jetës së personave, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe falë mirëorganizimit bënë të mundur ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim:
- K. S., 54 vjeç, banues në fshatin Këmbëthekër, Maliq, pasi ky shtetas më datë 05.10.2020, në këtë fshat, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë një 17-vjeçar, banues në Maliq, duke e goditur me mjet prerës në kokë, i cili pasi ka marrë mjekimin në Spitalin e Korçës është larguar në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.