Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar mbështetësit e tij të shtunën se Shtetet e Bashkuara janë në rrezik të kthehen në një vend socialist nëse Joe Biden do të zgjidhet në nëntor.
Presidenti i bëri këto komente ndërsa qëndronte në ballkonin e Shtëpisë së Bardhë përpara një turme të madhe mbështetësish që ishin mbledhur në Lëndinën e Jugut.
Ky është eventi i parë publik i mbajtur nga Trump, që kur doli nga spitali javën e kaluar. Trump kaloi katër ditë në Qendrën Mjekësore Walter Reed në Maryland, pasi u infektua me koronavirus.
“Po ndjehem mirë… Po fillojmë fuqishëm me tubimet tona… sepse nuk mund të lejojmë që vendi ynë të bëhet një vend socialist”- i tha ai turmës.
Trump sulmoi Bidenin, rivalin e tij demokrat, duke e quajtur atë ‘Joe gjumashi’.
“Gjumashi Joe Biden ka tradhtuar Amerikanët e me ngjyrë dhe Latinët. Nëse mendoni se ai mund ta drejtojë këtë vend, jeni gabim”– tha Trump.