Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj nga Ndroqi: PD-ja si ‘Big Brother’, eliminuan çunin e Fahriut


Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, shprehet se PS-ja ka vetëm një plan, t’u shërbejë qytetarëve dhe bashkimin e tyre në një familje të përbashkët politike.

Veliaj i ftoi të gjithë, të majtë e të djathtë që të bashkohen pavrësisht siglës së parties, këdo që do të jetë me skuadrën fituese. 

“Nëse pala tjetër do të përçajë, ne duam që t’i bashkojmë njerëzit. Nëse ata besojnë tek dhuna, ne besojmë tek puna. Nëse ata besojnë tek urrejtja, ne besojmë tek dashuria dhe kjo është formula jonë e fitores. Ne në Partinë Socialiste fitojmë se dimë si bëhet skuadra. Skuadra të mëson se ne na duhen të gjithë dhe duhet të bashkëpunojmë. Nuk e kemi luksin t’i themi dikujt jo, meqë keni qenë në ekipe rivale. Nëse janë të aftë, nëse janë të talentuar, të zotë, nëse duan të punojnë, mirë se të vijnë në familjen tonë”- u shpreh Veliaj. 

Ai e konsideron PD-në skuandrën humbëse. Madje komentoi se nga skuadra rivale të gjithë po detyrohen të ikin ose i largojnë, duke mos mundur dot të mbajnë as shtëpinë e tyre. Veliaj përmendi rastin e ish-deputetit Klevis Balliu, i cili u hoq nga listat në Pogradec.

“Skuadra që kemi përballë është si ‘Big Brother’. Kë do eliminojmë nga shtëpia? Eliminuan çunin e Fahriut. Në fakt, mirë bënë, se më atë bllokim që i bëri Astirit duhet të ishte eliminuar më përpara, por kuptojeni pak llogjikën e tyre: është një skuadër që gëzon kur ikin njerëzit, që gëzohet kur njerëzit dalin nga shtëpia, gëzohet kur skuadra përçahet në 4 skuadra të tjera; pra, futen ata në fushë, thotë Muslim Murrizi jam dhe unë, Astrit Patozi jam dhe unë, Rudina Hajdari dhe Bamir Topi, domethënë kanë dalë katër skuadra të tjera. A e kuptoni që kemi përballë njerëz që jo vetëm që nuk bashkojnë dot shqiptarët, por nuk bashkojnë dot shtëpinë e tyre sepse shtëpia e tyre po shpartallohet?!”, deklaroi Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *