Vendosni fjalën kyçe....

5 viktima dhe 177 raste të reja në Maqedoninë e Veriut lidhur me Covid-19


Maqedonia e Veriut regjistroi të hënën 177 raste të reja me koronavirus dhe pesë viktima.

Rastet e reja rezultuan nga testimi i 778 mostrave.

Viktimat e fundit janë dy nga qyteti i Koçanit dhe nga një në Tetovë, Strumicë dhe Kriva Pallankë.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24-orëshin paraprak, 109 persona janë shëruar nga koronavirusi.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut arrin në 21,130, i viktimave në 797 dhe i të shëruarve në 16,301.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se përkundër rritjes së numrit të rasteve, institucionet kanë kapacitet për t’u përballur me pandeminë.

Në Klinikën Infektive në Shkup, gjatë 24 orëve, janë pranuar tre persona, ndërsa numri i pacientëve që po trajtohen në këtë klinikë ka arritur në 93.

Ministria e Shëndetësisë është në pritje të miratimit nga qeveria të rekomandimeve nga Komisioni i Sëmundjeve Infketive për ndalimin e tubimeve dhe festimeve familjare.

Masat gjithashtu parashohin kufizimin e vizitave nëpër familje deri në katër persona, si dhe ndalimin e grumbullimit të më shumë se katër personave pas orës 22:00.

Ministri Filipçe tha se do të jetë e detyrueshme edhe mbajta e maskës në hapësirat publike, si jashtë, ashtu edhe brenda.

Përjashtim do të ketë për aktivitetet sportive në natyrë, si dhe kur në automjet janë persona të së njëjtës familje.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *