Vendosni fjalën kyçe....

“Afera e inceneratorëve më e zeza dhe e rënda, do shkojë në gjykatë” – Premtimi i Bashës


Kreu i PD-së, Basha, tha ditën e sotme se afera korruptive e inceneratorëve do çohet në gjykatë dhe lekët e paguara për të do u kthehen qytetarëve.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët nga selia blu, kryedemokrati tha se afera në fjalë është më e zeza dhe ndër më të rëndat.

“Shqetësimi im është heshtja e ekraneve sa herë që flitet për aferën e inceneratorëve. Paratë që janë shpenzuar për këtë aferë të rrezikshme korruptive do gjurmohen dhe do ju kthehen qytetarëve. Ajo është një aferë që është vërtetuar dhe do përfundojë në gjykatë dhe ka mjaftueshëm hulumtime e prova për këtë.” – tha Basha.

I pyetur nga gazetarët lidhur me çështjen e naftëtarëve ai tha se PD-së e ka ofruar zgjidhjen e saj.

Sipas Bashës, naftëtarët nuk presin më zgjidhje nga qeveria Rama ndërsa qeverisja e PD-së do ulë taksën ndaj karburantit dhe kthejë në arkën e shtetit 50 milionë dollarë evazion fiskal.

“I qëndroj asaj që kam thënë në takimin me naftëtarët. Ata janë gënjyer e mashtruar nga Edi Rama e partnerët e tij dhe nuk presin më zgjidhje. Zgjidhja e këtij problemi kërkon një qeveri që nuk është e përfshirë në afera korruptive. Heqja e taksës Rama mbi karburantin. Kontrolli rigoroz i cilësisë së karburantit dhe kthimi në arkën e shtetit prej të paktën 50 milionë eurosh evazion fiskal. Me këto të holla do mundësojmë rifillimin e punës në Uzinën e Ballshit.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *