Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Naftëtarët 15 ditë në grevë, Rama ka frikë për t’i takuar, ata do e takojnë në 25 prill (Video)


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka postuar një video ku Kryeministri Edi Rama në vitin 2018 i premtonte naftëtarëve zgjidhjen e situtatës së tyre mbi pagesat e punës.

Por edhe pse kanë 15 ditë në grevë dhe pas dy vitesh kur i premtoi se do i takonte, Alibeaj thotë se nuk i ka shkuar akoma dhe ka refuzuar t’i takojë.

Postimi i plotë:

Prej 15 ditësh, naftëtarët e Ballshit janë në grevë urie. Kërkojnë punën, djersën dhe gjakun e tyre dhe bukën e fëmijëve. Të mashtruar, të nëpërkembur, të tallur e të vjedhur nga babëzia e Ramës dhe oligarkëve hajdutë të oborrit të tij, i janë drejtuar vetëflijimit.

Prej 22 janarit 2018, mashtruesi ne krye te qeverise, prej zyres se tij te ngrohte e plot luks premtoi plot cinizem “se heren tjeter do te shkonte ne Ballsh”, tek naftetaret, per te rivene ne pune Uzinen, dhe se ai me te tijet “ishin disponibel” per te zgjidhur hallin e naftetareve!

Prej asaj dite, hajduti i Surrelit, ka vazhduar vecse te vjedhe dhe te percmoje mundin, gjakun dhe sakrificen e naftetareve! E sot, 15 dite drejt rruges se vetflijimit, as nuk denjon ti degjoje.

Mesa duket “shpresa e plote” e Rames per te shkuar ne Ballsh e per ti takuar, nuk do realizohet!

Por, nje gje eshte e sigurt: naftetaret, qytetaret e Ballshit, dhe te gjithe shqiptaret, do te takohen me Ramen ne 25 prill!

Dita e pagimit te fatures eshte afer!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *