Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada Gjermane në Tiranë zbulon temat e bisedës mes Ramës dhe Merkelit


Ambasada Gjermane në Tiranë ka shpërndarë njoftimin e zëdhënësit të Qeverisë Federale Steffen Seibert lidhur me bisedën telefonike të zhvilluar mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel.

Në njoftim thuhet se biseda u përqendrua kryesisht në marrëdhëniet bilaterale, situatën e pandemisë dhe procesin e integrimit.

“Kancelarja Federale Angela Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilluan sot një bisedë me njëri-tjetrin përmes një videokonference.

Ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.

Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”-thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *