Vendosni fjalën kyçe....

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Posaçme shtyn me 3 muaj hetimet


Prokuroria e Posaçme ka kërkuar shtyrjen me tre muaj të hetimeve mbi tentativën për vrasje të prokurorit të Prokurorisë së Durrësit, Arjan Ndoja. Kërkesë kjo e cila është pranuar sot nga Gjykata e Posaçme.

Sjellim ndërmend se për këtë ngjarje vijon nën masën e sigurisë “arrest me burg”, Redjan Rraja, i dyshuari kryesor për atentatin. Po ashtu edhe  Arjon Halilaj, personi i dytë i dyshur si bashkëpunëtor në krim.

Atentati ndaj prokurorit Ndoja ndodhi më 1 nëntor të vitit të kaluar, ku si pasojë e të shtënave më armë humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *