Gjatë vitit 2019 familjet në qytetin e Gjirokastrës dhe të Durrësit u përballen me shpenzime më të larta për kujdesin shëndetësor. Ndërsa ky grup shpenzimesh ishte më i ulët për qarqet e Elbasanit Kukësit, Dibrës dhe Lezhës.
Qytetarët e Gjirokastrës rezultuan me shpenzimet më të larta për shëndetësinë në rang kombëtar. Nga të ardhurat e tyre mujore ata i çuan 6.1 për qind për shërbime shëndetësore, me një rritje 2.3 pikë përqindje në raport me një vit më parë.
Shpenzimet më të larta për shëndetin në Gjirokastër lidhen me faktin se, ka popullsinë më të plakur në raport me qarqet e tjera. Për shkak të emigrimit të lartë në faza të hershme, tani popullsia e Gjirokastrës është me vjetra ndër 12 qarqet e tjera.
Pas Gjirokastrës shpenzimet më të larta për shëndetin i kishte Durrësi më 2019. Familjet e qarkut të Durrësit shpenzuan 5.6 për qind te të ardhurave mujore për shërbimet shëndetësorë. Shkak për këtë rritje është bërë tërmeti i 26 nëntorit, i cili përveç dëmeve materiale krijoi edhe dëme shëndetësore në popullatë.
Pas Durrësit shpenzimet më të larta për shëndetin ia ka qarku i Fierit i cili çon 5.2 për qind te të ardhurave mujore, kjo për shkak të ndotjes që krijon industria. Megjithatë familjet kanë ulur peshën e shpenzimeve për këto shërbime në raport me një vit më parë me 0.6 pikë përqindje.
Më tej shpenzimet më të ulëta për shëndetin shihet ti jenë qarkun i Lezhës, Elbasanit dhe Dibrës dhe Kukësit me respektivisht 3, 3.1, 3.2 dhe 3.8 për qind.
Shpenzimet e ulëta për shëndetin janë karakteristikë e qarqeve me varfëri të madhe. Në anketën e buxhetit të familjeve për vitin 2019, INSTAT vuri në dukje se qarqet e qarqet e Dibrës, Elbasanit dhe Kukësit janë më të varfrat në vend pasi kanë edhe të ardhurat më të ulëta për frymë në raport me qarqet e tjera.
Përgjatë vitit 2019 familjet shqiptare i dedikuan shpenzimeve për shëndetin 4.3 për qind te të ardhurave të tyre mujore, në raport me 4.1 për qind që ishin në vitin 2018.
Popullsia e Shqipërisë po plaket me ritme të shpejta duke lajmëruar se, shpenzimet për kujdesin shëndetësor do të vijnë në rritje.
VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Monitor.al