Vendosni fjalën kyçe....

Ishte brenda makinës së prindërve, hajdutët e vjedhin mjetin bashkë me 7-vjeçarin australian – Si shpëtoi vogëlushi


Një 7-vjeçar në Australi ka kaluar 10 orë i vetëm në makinën e prindërve të tij, pasi disa hajdutë e kishin vjedhur mjetin bashkë me të brenda.

Vogëlushi i quajtur Joseph Eaton u zgjua në pjesën e pasme të makinës së prindërve të tij në orën 05:45 të mëngjesit të dielën në Forrestfield, 30 kilometra larg shtëpisë së tij në Morley, Perth.

Pasi kaloi rreth dhjetë orë rraskapitëse i vetëm në makinën e braktisur, djali trim hapi automjetin në errësirë ​​dhe trokiti në derën e shtëpisë më të afërt.

“Jozefi u mor nga oficerët dhe u dërgua në stacionin lokal ku u ribashkua me nënën e tij, i sigurt dhe mirë”– tha Policia.

Daily Mail shkruan se makina u vodh nga shtëpia e familjes Eaton mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:40. Prindërit kishin lënë çelësat në makinë dhe motorin të ndezur dhe u futën brenda në shtëpi për pak sekonda, por kaq ka mjaftuar që disa njerëz të përfitonin duke marrë makinën, pa ditur se në sediljen e pasme ishte një fëmijë që po flinte.

Një alarm u ngrit brenda natës derisa djali u gjet. Policia i bëri thirrje publikut për informacion, por në fund hajdutët e braktisën makinën bashkë me fëmijën, i cili pasi kaloi natën i vetëm në makinë, në mëngjes e gjeti vetë mënyrën e shpëtimit duke kërkuar ndihmë tek shtëpia më e afërt. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush ishin hajdutët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *