Vendosni fjalën kyçe....

“Jam imun ndaj koronavirusit” – Twitter e klasifikon si keqinformim postimin e Trumpit


Problemet e presidentit amerikan Donald Trump me rrjetet sociale vijojnë. Së fundmi Twitter ka vendosur një paralajmërim në një postim, ku presidenti amerikan pretendon se ishte imun ndaj koronavirusit.

Twitter thotë se ky pretendim i presidentit shkel rregullat e platformës së mediave sociale në lidhje me informacionin dezinformues në lidhje me COVID-19.

“Jam imun”- thoshte presidenti Trump në postim. “As nuk mund ta marr, as nuk mund ta jap koronavirusin”.

Por postimi i tij u shënua nga Twitter-i me një flamur të kuq.

Në këtë postim, Twitter, ka vendosur paralajmërimin: “Ky Tweet shkeli Rregullat e Twitter-it në lidhje me përhapjen e informacionit të rremë dhe potencialisht të dëmshëm në lidhje me COVID-19. Sidoqoftë, Twitter-i ka përcaktuar se mund të jetë në interesin e publikut që postimi të mbetet i aksesueshëm.”

Një zëdhënëse e Twitter-i i tha Reuters se postimi bëri “pretendime të gabuara shëndetësore” në lidhje me COVID-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *