Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet faza e parë e garës për në BKH, skualifikohen 229 kandidatë


Është mbyllur procesi i shqyrtimit të aplikimeve fillestare për në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Nga 653 aplikime janë kualifikuar për në fazën tjetër 424 kandidatë. Nga ky proces nuk fituan të drejtën për në fazën tjetër 229 kandidatë.

Në fazën e dytë, kandidatët e kualifikuar do i nënshtrohen testit logjik me shkrim.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 12.10.2020, mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 653 aplikime, ku u kualifikuan 424 kandidatë dhe 229 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 14.10.2020, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2, bashkëlidhur.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *