Dhe tre ditë dhe mbajtja e maskës në të gjitha ambientet do të jetë e detyrueshme. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar një mesazh drejtuar qytetarëve për rregullin e ri. Ajo u kërkon të gjithëve të mbajnë maskat për të ndihmuar sistemin shëndetesor dhe frenuar përhapjen e COVID-19.
Manastirliu thotë se përgjegjësia është edhe individuale për parandalimin e infeksionit dhe u bën apel qytetarëve që të vendosin barrierat mbrojtëse për të mbrojtur shëndetin e tyre.
“Të frenojmë virusin, të evitojmë sa mundemi format e rënda në reanimacion dhe fatalitetet. Pavarësisht kapaciteteve spitalore dhe përgatitjes që kemi bërë dhe po bëjmë për t’u përballur me virusin, është jeta e shqiptarëve që ne duhet të mbrojmë, ndaj secili nga ne ka detyra për të përmbushur në këtë betejë. Të ndihmojmë veten dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mbrojmë shëndetin duke vendosur barrierat mbrojtëse”, deklaroi Manastirliu.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se duke nisur nga dita e enjte, më 15 tetor, maskat do të bëhen të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur dhe të hapur.