Vendosni fjalën kyçe....

Një ditë pas atentatit zbardhet dëshmia e kreut të policisë bashkiake: S’kam konflikte me askënd


Një ditë pasi u plagos me armë zjarri përballë bustit “5 heronjtë e Vigut”, flet për ngjarjen shefi i policisë bashkiake Mentor Hasanaj.

Ai ka deklaruar se as ai dhe as familja e tij nuk kanë ndonjë konflikt dhe se atentati i djeshëm nuk ka lidhje me detyrën e tij. Në dëshminë e tij, Hasanaj ka treguar se si u plagosën ai dhe i ati, ndërkohë që edhe gruaja e tij ishte brenda në makinë.

 “Pas të shtënave pashë që unë dhe babai ishim plagosur. Mendoj që ngjarja nuk ka lidhje me detyrën. Nuk kam pasur asnjë debat kohët e fundit apo edhe më parë. Nuk kam asnjë konflikt, as babai dhe as familja ime. Kam qenë me familjen time në makinë dhe papritur na qëlluan dhe u munduam të shpëtojmë. Nuk kam asnjë ide se përse më qëlluan me armë”, ka dëshmuar Hasanaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së dielës në afërsi të bustit të “5 heronjve të Vigut” në rrugën Shkodër-Koplik.

37- vjeçari Mentor Hasanaj është shefi i Policisë Bashkiake në Bashkinë Malësi e Madhe dhe po udhëtonte me familjarë të tij, me mjetin e tij të punës.

Nga plumbat e marrë, mbeti i plagosur ai dhe babai i tij 70- vjeçar, Xhelal Hasanaj. Ky i fundit ndodhet në një gjendje më të rëndë shëndetësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *