Vendosni fjalën kyçe....

Rama-Metës: Firmose ose ktheje sa më shpejt projektligjin për Kodin Zgjedhor


Pas paralajmërimit nga presidenti Ilir Meta se do kthente në Kuvend projekt-ligjin për Kodin Zgjedhor, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kërkesa e kreut të shtetit do të rrëzohet.

Madje ai i bën thirrje Metës që ta firmosë ose ta kthejë sa më parë, për të mos humbur kohë.

Rama u pyet edhe për planin 5 pikësh të kreut të PD-së Lulzim Basha, duke thënë se “nuk ia ka idenë këtij lloj plani”.

“Nëse presidenti Ilir Meta dërgon në Kuvend kthim të Kodit Zgjedhor, do të rrëzohet. 5 qershori është respektuar. 30 qershori është respektuar dhe nuk ka asgjë më për të thënë dhe s’ka kohë për të humbur.

Presidenti bën mirë ta firmosë ose ta ktheje sa më parë. Pasi nuk ka më kohë për implementimin dhe ne do ta votojmë fiks siç e kemi votuar”- ka deklaruar sot kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *