Greqia ka reaguar ashpër pas vendimit të Turqisë për të kryer një studim sizmik në jug të një ishulli grek në Mesdheun lindor gjatë dhjetë ditëve të ardhshme.
Marina e Turqisë publikoi një njoftim në orët e vona të së dielës duke njoftuar se anija ‘Oruc Reis’ do të kryejë një studim sizmik në lindje të Mesdheut, pranë ishullit Kastellorizo deri në 22 Tetor.
Kjo nënkupton rikthimin e anijes që përdoret për kërkim hidrokarburesh, që u përdor nga Turqia gjatë muajve gusht e shtator e që çoio në rritjen e tensioneve mes palëve.
Asokohe autoritetet greke dhe qipriote akuzuan Ankaranë për shkeljen e shelfit kontinental të vendeve dhe hapësirës detare për më shumë se një muaj.
Ministria e Jashtme e Greqisë e përshkroi vendimin turk si një ‘përshkallëzim të madh dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në rajon’, që minon përpjekjet për të lehtësuar krizën mbi të drejtat e shpimit në Mesdheun lindor.