Vendosni fjalën kyçe....

Të moshuarat në Palasë: Na përdhunuan dhe grabitën (VIDEO)


Prej 10 ditësh të moshuarit në fshatin Palasë po terrorizohen nga hajdutët.

Në shtëpitë e tyre grabitet ditë e natë dhe madje u kërcënohet edhe jeta. Disa muaj më parë ata tregojnë se një prej të moshuarave është dhunuar seksualisht. Hajdutët hyjnë në shtëpi të veshur si punëtore të ujësjellësit, raporton Top-Channel.

“Ndihemi të frikësuar të jetojmë në shtëpitë tona”-shprehen me lot në sy banoret teksa i takojmë të mbledhur bashkë në lokalin e fshatit.

Hajdutët vjedhin paratë e pensionit e çfarë të gjejnë si psh: pashaporta/karta Identiteti apo veshje.

Fshati Palasë është fshat bregdetar kryesisht me banorë të moshës së tretë. Sezoni veror e bën këtë fshat më të populluar e mesa duket mbyllja e tij pasohet nga vjedhje në shtëpitë e të moshuarve që përbëjnë shumicën e banorëve.

Edhe pse hetimet vazhdojnë askush nuk është vënë në pranga.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *