Vendosni fjalën kyçe....

“Është jo etike” – OBSH kundër idesë së lënies së virusit të lirë për ‘imunitetin e tufës’


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar kundër idesë së aplikimit të “imunitetit të tufës” në luftën kundër pandemisë, duke e konsideruar këtë “jo etike”.

“Asnjëherë në historinë e shëndetit publik imuniteti i tufave nuk është përdorur si një strategji për t’iu përgjigjur një shpërthimi epidemik, e lëre më një pandemie”– tha shefi i OBSH-së Dr. Tedros Ghebreyesus gjatë një konferencë virtuale të hënën, citon RT. Ai e quajti idenë “joetike“.

Tedros shtoi se imuniteti i tufës ndaj një virusi zakonisht arrihet kur shumica dërrmuese e popullsisë (80% në rastin e poliomelitit) vaksinohet, në vend se të infektohet qëllimisht.

“Shumica dërrmuese e njerëzve në shumicën e vendeve mbetet e ndjeshme ndaj këtij virusi”– tha ai, duke shtuar se “lejimi i një virusi të rrezikshëm që nuk e kuptojmë plotësisht për të dalë i lirë është thjesht jo etik. Nuk është një opsion. ”

Fjalët e Tedros erdhën disa ditë pasi Dr. David Nabarro i OBSH-së paralajmëroi liderët botërorë kundër përdorimit të bllokimeve si “metoda e tyre kryesore e kontrollit” kundër virusit.

Nabarro shpjegoi se bllokimet i blejnë vetëm pak kohë sistemeve të kujdesit shëndetësor për t’u “riorganizuar, rigrupuar, dhe ribalancuar burimet“, dhe kanë pasoja katastrofike ekonomike që përkeqësojnë varfërinë dhe pabarazinë në shoqëri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *