Vendosni fjalën kyçe....

Greqia zgjat deri më 25 tetor bllokimin e kufirit me Shqipërinë


Greqia ka lënë në fuqi bllokimin e kufijve me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut e Turqinë deri në datën 25 tetor.

Nuk preken nga bllokimi ata që kanë leje qëndrimi në vendin fqinj, shtetasit grekë si dhe punonjësit sezonalë ndërsa ndalohen udhëtime turistike.

Për t’u futur në vendin fqinj, shtetasit shqiptarë duhet të paraqesin testin negativ të Covid-19 të bërë 72 orët e fundit.

Ndërkohë doganat që lidhin Shqipërinë me Greqinë do punojnë nga pra 7 e mëngjesit deri në 11 të natës ndërsa në Kapshticë do mund të kalojnë 300 persona në ditë e Kakavijë 700.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *