Ambasadorja amerikane në Tiranë ka thënë sot se në Shqipëri ka ende pengesa serioze për një qeverisje të mirë.
Deklaratat e Kim u bënë në konferencën e nivelit të lartë për luftën kundër korrupsionit.
Sipas zyrtares amerikane në vend ka ende zyrtarë të korruptuar, sektor drejtësia të kapur nga interesa politike, klientelizëm e zyrtarë politike që vënë interesin vetjak mbi atë të vendit.
“Siç Luigi e të tjerë e kanë thënë, korrupsioni është një problem i madh, por hap pas hapi ne jemi duke bërë përparim. Ekzistojnë pengesa serioze për të arritur qeverinë e mirë që populli shqiptar e meriton. Këto pengesa përfshijnë zyrtarë të korruptuar, një sektor drejtësie të kapur nga interesa politike, gazetarë të bërë palë ose që janë kërcënuar për raportimet që bëjnë, ndërmarrje shtetërore që i japin përparësi klientelizmit ose miqësive mbi operacionet e efektshme dhe zyrtarë politik të interesuar në nxitje të interesit vetjak në vend që të mund të bëjnë diçka të mirë për vendin.” – tha ndër të tjera Kim.