Aktori Lart Vasili dhe regjisori Robert Budina janë përplasur në lidhje me protestën për mbrojtjen e Teatrit nga shembja dhe përfshirjen e politikës.
Vasili e akuzoi Budinën se kauza për mbrojtjen e teatrit u tradhtua për qëllime politike.
Nga ana tjetër Budina iu përgjigj se nuk ishin artistët që shembën teatrin dhe as ata që futën forcat RENEA.
Debati:
Laert Vasili: E ke përballë, është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Aty vinin çdo natë partitë opozitare dhe merreshin me qytetarët që dëshironin një zgjidhje për Teatrin. Kuaza u tradhtua për qëllime politike. Tradhtia ishte se ajo që filloi si kauzë qytetare u uzurpua. Ata që përbënin kryesinë e Aleancës së Teatrit sot janë deputetë.
Robert Budina: Ne e shembëm teatrin. Ne futem forcat RENEA
Laert Vasili: Jo. Ju e zaptuat teatrin
Eni Vasili: A ndiheni i përdorur politikisht
Robert Budina: Jo
Laert Vasili: Kur u zgjodhe në Këshillin Kombëtar të PD?
Robert Budina: Në 2018 jam regjistruar si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.