Vendosni fjalën kyçe....

Largohet kreu i British Airways, shkak kriza për shkak të pandemisë Covid-19


Shefi ekzekutiv i British Airways (BA) Alex Cruz është larguar nga roli i tij në krye të linjës ajrore.

Luis Gallego, kreu i International Airlines Group (IAG) i cili zotëron British Airways, përmendi ‘krizën më të keqe me të cilën përballet industria’ si arsyen e largimit të Cruz, pasi industria e linjave ajrore përballet me krizën e paparë të krijuar nga pandemia e koronavirusit.

“Ne jemi duke u përballur me krizën më të keqe me të cilën përballet industria jonë dhe unë kam besim se këto promovime të brendshme do të sigurojnë që IAG të jetë në gjendje të vendoset në një pozicion të fortë.” – tha Gallego.

Ai e vlerësoi Cruz për punën e palodhur për të modernizuar linjën ajrore si dhe për marrëveshjet e shumta të ristrukturimit.

Cruz e mori drejtimin e kompanisë britanike në vitin 2016 dhe mbikëqyri një numër ndryshimesh gjatë katër viteve të tij në krye të saj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *