Vendosni fjalën kyçe....

Meta-Ramës: Esati i Rilindjes, o trendi buburrec kur do dalësh në përballje me mua


Presidenti Meta i është drejtuar kryeministrit Rama duke thënë se ‘Esati i Rilindjes, zëdhënësi i armiqve guxoi të marrë në gojë Vojo Kushin’.

Kreu i shtetit shkruan në Facebook se kreu i qeverisë ka fyer sot dëshmorët, familjarët e tyre e shqiptarët.

Presidenti e akuzon Ramën se është peng i armiqve të vendit dhe se ka nxjerrë në shitje Kosovën e Shqipërinë.

“Esati i Rilindjes, zëdhënësi i armiqve të Kombit Shqiptar, guxoi sërish sot të marrë nëpër gojë Vojo Kushin, duke ofenduar për të disatën herë Dëshmorët e Atdheut, familjarët e tyre, veteranët dhe të gjithë shqiptarët që nderojnë dhe krenohen me vlerat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Esati i Rilindjes, pengu i armiqve më të egër të Kombit Shqiptar, që ka nxjerrë në shitje Shqipërinë dhe Kosovën provoi para të gjithë shqiptarëve për të disatën herë se i urren Dëshmorët dhe Heronjtë e Atdheut, si Vojo Kushi, që kanë sakrifikuar gjithçka, duke falur edhe jetën e tyre, për Atdheun!” – shkruan Meta.

Më tej, presidenti Meta shkruan se Rama ka fyer sot edhe socialistët idealistë duke zëvendësuar trëndafilin me gjethen e kanabisit duke e paralajmëruar se numëri mbrapsht për të ka filluar e më 25 prill do marrë përgjigjen e duhur.

“Esati i Rilindjes, armiku më i egër i socialistëve idealistë, guxoi sot të fyejë edhe simbolin e tyre dhe të Partisë Socialiste, trëndafilin e kuq si gjaku, që prej kohësh e ka zëvendësuar me gjethen e kanabisit dhe barin e egër të Rilindjes, që rritet në llumin e oligarkisë dhe bandave. Esati i Rilindjes duhet ta ketë të qartë se numërimi mbrapsht për të dhe Sektin pa nder, pa vlera e pa Atdhe që përfaqëson, ka filluar dhe NUK DO NDALET! TRE MILIONË ILIRË NË 25 PRILL I KA GATI! Dhe nuk më thua, o trendi buburrec, kur do dalësh në përballje me mua? Mezi po të pres!” – mbyll reagimin Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *