Vendosni fjalën kyçe....

Ministria bën njoftimin: Humbin jetën pesë pacientë, 182 raste të reja me Covid-19


Pesë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.

Viktimat sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë një 64 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçare nga Kurbini, një 73 vjeçare nga Korça, një 81 vjeçar nga Shijaku dhe një 75 vjeçar nga Tirana.

Sipas njoftimit zyrtar, në vend janë kryer së fundmi 1055 testime nga të cilat janë zbuluar 182 të prekur nga koronavirusi i ri.

Në spitalin Infektiv e atë Shefqet Ndroqi po trajtohen 244 pacientë nga të cilët 13 janë në terapi intensive me 4 të intubuar.

Ministria u bën thirrje qytetarëve që të mbajnë maskën e të mbajnë distancën sociale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *