Vendosni fjalën kyçe....

Nga e enjtja maskat të detyrueshme, si do vendosen gjobat


Nga dita e enjte të gjithë qytetarët në vend duhet të mbajnë maskë sapo dalin nga shtëpia pavarësisht nëse janë në mjedis të hapur apo të mbyllur.

Nëse dikush do kapet pa maskë do gjobitet me 30 mijë lekë të vjetra ndërsa në rast përsëritjeje, gjobat do rriten duke shkuar në 60 mijë, 90 mijë e kështu me radhë.

Gjobat do faturohen në faturën e energjisë elektrike ku do jepet edhe emri i personit të gjobitur.

Për qytetarët që nuk kanë me vete mjet identifikimi në rastin e gjobitjes, do shoqërohen në polici deri në verifikimin e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *