Vendosni fjalën kyçe....

Pakoja e dyshimtë në Vlorë, polica jep detajet e para


Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen e cila u raportua në Vlorë ku u gjet një pako e dyshimtë.

Sipas njoftimit të bluve të Vlorës, pakoja është gjetur rreth orës 18:42 në lagjen Pavarësia në brendësi të një lulishte.

Policia po kryen veprimet për të përcaktuar përbërjen e pakos së dyshimtë.

Më datë 13.10.2020, rreth orës 18:42, në lagjen Pavarësia, Vlorë, në brendësi të një lulishteje është konstatuar një pako e dyshimtë.

Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.

Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë”-njofton policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *