Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët


Në një konferencë për luftën kundër krimit të organizuar, kryeministri Rama tha se koka e korrupsionit në vend nuk janë politikanët por koorporatat e gjyqtarëve, ndaj ai theksoi rëndësinë e procesit të Vettingut.

“Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët, por koorporatat e gjyqtarëve. Nëse nuk vendoset në themel të sistemit të drejtësisë kurbani i korrupsionit 30 vjeçar, ngrehina nuk do të qëndrojë. Sot kam një zhgënjim se nga njëra anë nuk e kanë kuptuar deri në fund se vettingu pastron sistemin. Nuk bën gjykimin penal të atyre. Këtë duhet ta bëjë sistemi i pastruar nga vettingu. Dhe për këtë është SPAK dhe BKH. Bashkëjetesa paqësore mes sistemit të ri dhe peshkaqenëve absurd të korrupsionit në sistemin e drejtësisë që vazhdojnë të lundrojnë në formë avokatësh apo konsulentësh apo në formë politikanësh, do të ishte fundi edhe për 1 ose dy dekada të tjera. Parrullat, rekomandimet me luftra që e çojnë atë. Nuk janë të gjithë njësoj në institucione dhe as në politikë. Ndarja e shapit nga sheqeri duhet ta bëjë sistemi i drejtësisë. Pa BE-në dhe ShBA-në nuk do të kishim bërë kurrë progres. Nuk do merrnim miratimin e parlamentit.” – deklaroi Rama.

Ai theksoi se nëse nuk goditet korrupsioni i nivelit të lartë brenda sistemit të drejtësisë, s’mund të ketë goditje dhe për zyrtarët e lartë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *