Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Ne punojmë për njerëzit, rritja e pagave e ulja e çmimit të karburantit s’ka lidhje me zgjedhjet


Kryeministri Rama tha ditën e sotme se asnjë nga vendimet e marra së fundmi nga qeveria e tij nuk bëhet për efektin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai tha para gazetarëve se PS-ja i fiton zgjedhjet pa pasur nevojë të marrë vendime të kësaj natyre duke qenë se ajo punon për njerëzit.

“Zgjedhjet që të jesh i qartë ti dhe të gjithë, zgjedhjet unë dhe PS do t’i fitojmë pa pasur nevojë fare të marrim asnjë vendim dhe të bëjmë asgjë nga këto që disa thonë që po i bëjmë për zgjedhje. Ne nuk punojmë për zgjedhje, ne punojmë për njerëzit dhe janë njerëzit pastaj që zgjedhin duan të vazhdojnë me ne apo duan të shkojnë dhe të kërkojnë 6 të mira në 4 pika. Ne po bëjmë gjënë e duhur në kohën e duhur sepse tani i kemi mundësitë për këtë dhe për të tjera.”– tha Rama.

Ai shtoi më tej se ka ecur nëpër Shqipëri për të parë problemet me të cilat përballet vendi më shumë se të gjithë kryeministrat së bashku që nga vitit 1912 duke pohuar edhe njëherë se masa më e fundit e qeverisë për uljen e çmimit të karburantit për fermerët s’ka të bëjë me zgjedhjet.

“Mos mi lidhni më me zgjedhjet se unë nuk e di ku jetojnë disa që më shikojnë mua në kantiere, në shi atje e thonë dole tani se tani vijnë zgjedhjet. Unë rrugëve kam që kur kam marrë detyrën të drejtoj PS-në dhe si kryeministër nuk është ndonjë meritë, thjesht kam bërë detyrën, kam bërë më shumë kilometra në territorin e Republikës së Shqipërisë se të gjithë kryeministrat së bashku qysh kur është krijuar shteti shqiptar në 1912. Heqja e akcizës është premtuar në 2013 dhe mbahet sot. Unë e kam premtuar unë jam ai që e mbaj. Nuk bëj premtime për të hedhur lumin, për të marrë vota, i bëj se i realizoj.” – pohoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *